Ja çfarë sjellë versioni i tretë beta i iOS 9 (Foto)

Apple ka lansuar versionin e tretë beta të iOS 9 për publikun, duke shtuar kështu përditësime të reja në sistemin e ardhshëm operativ.

Auto & Tek

07/08/2015 11:50

Përderisa iOS 9 përmban disa veçori të reja, si hartat transit, përditësimi është fokusuar për të sjellë një eksperiencë më të mirë në pajisjet e Apple.

Por, imazhet në prapavijë (wallpapers) vërehen si ndryshimi më i ri në këtë version të ardhshëm të iOS, transmeton Lajmi.net.

ipadwallpapers-640x284

Dhe këto imazhe janë mahnitëse. Një nga to është Jupiteri me një hënë duke fluturuar rreth tij. Ky përditësim beta sjellë një numër ndryshimesh të vogla dhe përmirësime të reja. Është vërejtur se sistemi operativ punon më shpejtë se zakonisht.

bug-640x360

Aplikacioni i ri News, për shembull, hapet më shpejtë dhe nuk ka probleme më. Ka disa rregullime të reja edhe tek seksioni General në Settings. Një tjetër gjë e vërejtur në këtë përditësim është edhe ‘aplikacionet e sugjeruara’. (Lajmi.net)