Ja çfarë shkruajnë kroatët për talentin 16 vjeçar të Barcelonës që zgjodhi Kosovën (FOTO)

Labinot Kabashi është befasia që Albert Bunjaki ka rezervuar për dy ndeshjet e radhës së Kosovës.

Sport

03/10/2016 21:06

Kosova më 6 tetor përballet me Kroacinë, ndërsa më 9 tetor në udhëtim me Ukrainën.

Për këto dy ndeshje, Bunjaki ka ftuar edhe talentin kosovar të Barcelonës, Labinot Kabashin.

Kabashi është vetëm 16 vjeçar, dhe është pjesë e të rinjve të Barcelonës.

“Për Kosovën kundër Kroacisë mund të luaj edhe 16 vjeçari i Barcelonës”, shkruan ‘Germanijak’, përcjell Lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.