Ja çfarë i shkakton marijuana syve

Kohëve të fundit, janë bërë shumë studime kushtuar marijuanës - përfitimeve dhe dëmeve që shkakton, ndërsa studimi i fundit ka vënë në dukje se marijuana shkakton dëme në pjesën e trurit të lidhur me retinën e syrit.

Lifestyle

11/12/2016 18:56

Pra, përdorimi i rregullt i kanabisit mund të dëmtojë shikimin, sipas studimit të ri.

Një studim në Francë ka gjetur se përdorimi i gjatë i marijuanës mund të dëmtojë qelizat e retinës në qendër dhe nervat pas retinës, transmeton lajmi.net

Këto qeliza janë të rëndësishme për transmetimin e informacionit mbrapa në tru në mënyrë që të formojë imazhet dhe personat të cilët kishin konsumuar marijuanë për gjashtë vite kishin sinjale të vonuara.

Gjetja e re, komplikon raportet e kaluara shkencore mbi lidhjen midis kanabisit dhe shikimit.

Autorët e këtij studimi kanë treguar se është e nevojshme të hulumtohet më në detaje dhe studimi të jetë më i madh në këtë drejtim, por gjithësesi, konsumuesit e marijuanës duhet të kenë kujdes./lajmi.net