Ja çfarë shkaktojnë pijet me gaz për organizmin

Dy studime të reja publikuar ditët e fundit, kanë dalë në përfundim se njerëzit të cilët konsumojnë pije të gazuara, rrezikojnë t’i sjellin vetes një shumëllojshmëri problemesh shëndetësore.

Lifestyle

02/02/2016 23:55

Problemi me pijet e gazuara dhe sheqerin që ato mbartin, ndryshe nga konsumimi i sheqerit normal është që ai i pijeve të gazuara depozitohet menjëherë në mëlçi.

Fruktoza (sheqeri i ëmbël) kthehet në acid yndyror, duke shkaktuar kështu sëmundje të mëlçisë. Sugjerimet e studiuesve janë që konsumimi i sheqerit, i cili është deri diku i pashmangshëm, duhet të “vritet” me ecje dhe aktivitet fizik.

Kështu mund të shmangen sëmundjet që shkaktohen nga depozitimi i sheqerit të tepërt në gjak.

Ndërsa në studimin e dytë, të publikuar tek “The European Journal of Clinical Nutrition”, është sugjeruar që për tretjen e sheqerit në organizëm, njeriut i duhet të lëvizë 12.000 hapa në ditë. /albeu.com/