Ja çfarë po bën Rita pak ditë para ardhjes në Kosovë

Më 17 shkurt, këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Rita Ora do të performojë në Prishtinë.

ShowBiz

13/02/2018 10:01

Meqenëse muaji janar dhe ditët e para të shkurtit kanë qenë të ngarkuara me përplot aktivitete për këngëtaren, ajo ka vendosur që të pushojë për disa ditë.

Përmes rrjeteve sociale, Rita po vazhdon të publikojë vazhdimisht fotografi të reja, në të cilat shfaqet nga plazhi.

Madje, ajo ka pozuar edhe nudo, kurse fotografitë i ka hedhur në llogarinë e saj në Instagram, duke “djegur” rrjetin nga komentet dhe pëlqimet e panumërta.

Ani pse nuk ka zbuluar se ku po pushon, Rita bashkë me të dashurin po kalon ditë të bukura në plazh dhe këtë gjë e tregojnë më së miri pamjet që sjellin në rrjete sociale.

Pra, këngëtarja ka vendosur që para ardhjes në vendlindje të pushojë dhe njëkohësisht të shijojë suksesin e projektit “For You”, në duet me Liam Payne . /Lajmi.net/