Ja çfarë po bëjnë prindërit me placentën pas lindjes, një trend i ri por me të vërtetë domethënës

Pindërit po groposin placentat për të rritur një bimë!

Lifestyle

13/08/2018 17:27

Me çdo lindje të re, një pemë i shtohet tokës. Dhe këtë po e bëjnë prindërit e rinj, të cilët po groposin placentën e nënës pas lindjes me anë të disa kapsulave të veçanta, përcjell Gazeta Shneta.

Ky trend është duke u përhapur shumë në Australi dhe në të vërtetë është një veprim mjaft i bukur.

Kjo kapsulë, e njohur si “Happy Birth Tree”, vjen si një pjesë e një urne që është e dizajnuar për t’u groposur në tokë. Është e përbërë nga materiale 100 përqind të pashkatërrueshme nga natyra dhe ka dy pjesë. Pjesa e poshtme mban placentën, ndërsa pjesa e lartme mban materie organike për të mbjellë çfarë fare që zgjedhin prindërit.

Kështu, ju mund të groposni placentën dhe të rrisni një bimë për nder të jetës së re.

Image may contain: 2 people, people smiling, beard and outdoor