Ja çfarë nuk duhet të hani para gjumit

Nëse ende ndiheni të uritur pas darkës dhe po kërkoni diçka për të ngrënë, këto janë disa gjëra që nuk duhet ti konsumoni para se të flini.

Lifestyle

18/05/2016 21:50

 

Çokollata është një prej tyre.

Shumë njerëz nuk janë të informuar se ajo është burim i kafeinës. Nëse para gjumit nuk pëlqeni të pini kafe, atëherë as çokollata nuk është zgjidhja e duhur.

Perimet gjithashtu janë në këtë listë.

Edhe pse janë shumë të shëndetshme me kalori, ato nuk preferohet të konsumohen para se të flini nësë dëshironi të jeni të shëndetshëm. Për shkak që përmbajnë shumë fibra, të cilat treten shumë ngadalë në sistemin tuaj të tretjes, ato mund t’ iu lënë pa gjumë.

Qipsat dhe gjërat e tjera të procesuara.

Përmbajtja e tyre jo e mirë mund të ju sjell pagjumësi e gjithashtu të ndikojë mjaft dëmshëm në shëndetin tuaj.

Pastat janë ndër ushqimet më të mira për tu ngrënë kur ndiheni të uritur, por asnjëherë nuk preferohet të konsumohen gjatë mbrëmjes. Kjo për shkak që kanë shumë karbohidrate dhe mund të shto ni shumë peshë.

Për fund është akullorja.

Sipas nutriocionistëve nuk është aspak ide e mirë për të ngrënë akullore në mbrëmje. Ato kanë përmbajtje të lartë të sheqerit dhe yndyrërave prandaj konsumimi i saj përveç që do të ju bëjë të shtoni në peshë nuk është as i shëndetshëm.