Ja çfarë ngjyra duhet të ketë dhoma juaj, që të jeni më të përqëndruar

Nëse keni nevojë për më shumë përqëndrim është mjaft me rëndësi vendi ku jeni duke mësuar apo duke punuar. Një studim i fundit tregon se diçka mjaft me rëndësi për këtë gjë.

Lifestyle

21/06/2016 01:41

Nëse dhoma është me ngjyra të ndezura mund të rris nivelin tuaj të përqëndrimit, kanë zbuluar shkencëtarët së fundmi.

Studentët kanë pohuar se preferojnë të mësojnë në mjedise me ngjyra më të zbehta, por hulumtuesit kanë gjetur diçka krejtësisht të kundërt me atë, transmeton lajmi.net

Niveli i përqëndrimit të studentëve, është shumë më i madh nëse mjedisi i tyre është me ngjyra të ndezura, siç janë ngjyra e kuqe apo e verdhë.

Në këtë studim janë përfshirë disa student të cilët janë testuar në gjashtë salla me ngjyra të ndryshme, me pyetje të provimeve pranuese në fakultet. Studentët të cilët ishin në salla me ngjyra të ndezura kanë treguar sukses dukshëm më të madh sesa ata që ishin në salla me ngjyra të zbehta.

“Ngjyrat e ndritshme mund të jenë shumë pozitive në aspektin e të mësuarit tek studentët, në suaza psikologjike dhe fiziologjike”, është shprehur autori i studimit, Aseel Al-Ayash.

Ngjyra e kuqe dhe e verdhë janë shumë më stimuluese sesa ajo jeshile ose blu.

Një pjesë e madhe e studentëve ende mendojnë se ngjyra e kuqe është shpërqëndruese dhe e lidhin atë me depresionin, sikletin, dekoncentrimin e gjëra të tjera./lajmi.net