Ja çfarë ndodhi me vajzën që kërkoi personin që e la shtatzënë (Video)

Vajza e cila bëri një kërkesë të çuditshme e që morri gjithë vëmendjen e mbarë globit duke kërkuar që të gjejë mashkullin i cili e la shtatzënë në pushime, tashmë e ka gjetur atë.

Fun

02/09/2015 11:27

Pas një apeli publik dhe shumë lutës, ajo ka postuar një video në YouTube me mbishkrimi “ Unë e gjeta atë”, transmeton lajmi.net,

Mirëpo, e gjitha ishte e trilluar dhe aspak e vërtet. Në videon e publikuar në YouTube, thuhet se e gjitha është bërë për reklamë, në mënyrë që biznesi më emrin Holiday Mooloolaba të afirmohet në këtë mënyrë.

Sipas pronarit të kësaj firme, vajza ishte vetëm vullnetare në këtë gjë dhe e gjitha është bërë për punë biznesi.

Pronari i firmës e pranon se nga kjo do të ketë shumë zemërime nga të gjithë ata që e kanë parë rrëfimin.

Në të, gruaja që quhej Natalie Amyot  kërkoi falje para kamerës për shakanë, pasi një person me emrin Andy Sellar,  shpjegoi se ishte e gjitha një reklamë e përpunuar për biznesin e tij./lajmi.net.

YouTube player