Ja çfarë ndodhë nëse konsumoni një arrë në ditë

Një hulumtim i ri, tregon faktin se konsumi i një arre të vetme në ditë, zgjedh problemet shëndetësore që janë të lidhura me moshën, si rritja e sasisë së kolesterolit në gjak.

Lifestyle

07/04/2016 05:31

Në një konferencë shëndetësore në San Diego këtë javë, hulumtuesit nga klinika spitalore në Barcelonë prezantuan hulumtimin e tyre dy-vjeçar në lidhje me këtë qështje, përcjell lajmi.net

Testimi ishte bërë tek 707 përsona të shëndetshëm të rritur e të vjetër, të ndarë në dy grupe. Njëri grup konsumoi arrë si 15% të sasisë të kalorive të tyre ditore, ndërsa tjetri nuk konsumoi fare.

Pas 12 muajsh të dy grupet kishin rezultate përafërsisht të njejta për nga shtimi në peshë, trigliceridet e HDL, por grupi që kishte konsumuar arra e kishin të stabilizuar nivelin e kolesterolit në gjak.

Hulumtuesit kanë pohuar se përveç kolesterolit, konsumi i arrës mbron edhe shëndetin e gjirit duke krijuar kështu një balancë në mes shëndetit dhe plakjes.

Ata gjithashtu kanë pohuar se konsumi i arrës ka efekte pozitive edhe ndaj degjenerimit makular dhe mbron aftësinë njohëse tek të moshuarit./lajmi.net