Ja çfarë ndodhë në Suedi nëse dilni natën në dritare dhe bërtisni (Video)

Fenomeni i tillë që ndodhë natën në Suedi quhet ‘Ulërima Flogsta’.

Fun

16/11/2014 23:36

Një gjë e pazakontë ndodhë në Suedi që është krejtësisht e vërtetë. Kur dikush bërtet nga dritarja natën në Suedi, ato britma kthehen si përgjigje nga persona të tjerë që e kanë dëgjuar ulërimën.

T’i përgjigjesh një ulërime me një ulërimë nuk është e rastësishme në Suedi – sepse, ju mund të mendoni se diçka nuk është në rregull, por jo. Nëse do të kishit jetuar atje do ta shihnit se si shkojnë gjërat.

Kjo nuk është diçka e pazakontë në Suedi, pasi që kjo është një traditë dhe quhet ‘Ulërima Flogsta’, transmeton Lajmi.net.

Një përdorues i Reddit me emrin BuffPiggy postoi një video që tregon atë se çfarë ndodhë nëse bërtisni natën jashtë dritares në Suedi.

Ju ftojmë ta ndiqni këtë fenomen interesant: