Ja çfarë ndodhë kur nuk flini mjaftueshëm

Shumica e njerëzve, veçanërisht studentët mburren se flenë shumë pak dhe përsëri ja dalin të bëjnë gjithëshka në kohë.

Lifestyle

24/10/2017 10:51

Por ajo që ata nuk dinë janë dëmet afatgjata që janë duke i shkaktuar trupit të tyre.

Trupi duhet të pushoj nga 7 deri në 8 orë në ditë në mënyrë që të funksionoj ditën tjetër. Mungesa e gjumit mund të ndikojë në kujtesën, shëndetin, pamjen e jashtme por edhe jetën seksuale si dhe fatëkeqësisht do shtoni peshë!

Efektet e rrezikshme anësore e të mos flejturit mjaftueshëm gjumë:

Aksidentet. Një përqindje e lartë e aksidenteve ndodhin sepse shoferët i zë gjumi.
Ju bën më pak të zgjuar. Gjumi luan një rol të rëndësishëm në proçesin e të mësuarit dhe të menduarit. Mungesa e gjumit ju shkakton humbje të përqëndrimit. Dhe do e keni më të vështirë të mësoni në mënyrë efikase.
Problemet e zemrës. Sëmundjet e zemrës, ataku i zemrës, rrahjet jo të rregullta, tensioni i lartë, diabeti. Këto janë disa nga sëmundjet që një njeri që nuk fle mjaftueshëm i duhet të kalojë.
Shkakton depresion. Me kalimin e kohës mungesa e gjumit kontribuon në simptomat e depresionit.
Ju bën të dukni më të plakur.
Heq dëshirën seksuale.
Humbje e kujtesës.
Shtoni peshë./Shije.al