Ja çfarë ndodh të jesh islamofob në Kanada (Foto&Video)

Sulmi terrorist i ndërmarrë në godinën e parlamentit kanadez në Otaua tronditi opinionin publik kanadez, por jo vlerat e shoqërisë. 

Bota

29/10/2014 11:04

Tre të rinj ndërmorën një eksperiment social. Njëri prej tyre i veshur si mysliman ndërsa një tjetër që hiqej si islamofob dhe racist. I treti filmonte.

Gjithçka ishte filmuar në stacion autobusi, raporton TCH.

“Islamofobi” i kundërvihet të riut të veshur si mysliman duke aluduar se ai ishte terrorist dhe duke i kërkuar që të mos hipte në autobus me të, por të priste një tjetër.

Menjëherë në mbrojtje të të riu të veshur me veshjen karakteristike arabe dalën personat e tjerë në stacion.

“Nuk mund të paragjykosh një person për veshjen e tij. Ajo që ndodhi në Otavë ishte një çmenduri, një veprim i çmendur i një fanatiku. S’mund të fajësosh të gjithë myslimanët për këtë”, deklaroi njëri prej personave në stacion.

Kulmi i reagimit mbërrin në momentin kur njëri prej personave i vendosur në stacion e godet “islamofobin” përpara se ky i fundit t’i rrëfente se gjithcka ishte pjesë e një eksperimenti social.