Ja çfarë ndodh pas puthjes së parë

Sa e sa herë na ka rastisur të shohim në filmat e Hollivudit se sa magjike është puthja e parë. Në të vërtetë është e tillë. Por ajo nuk garanton gjithmonë një fund të lumtur.

Lifestyle

06/09/2015 16:51

Sipas një studimi, 66 përqind e femrave dhe 59 përqind e meshkujve thonë se janë ndarë pas zhgënjimit që u ka dhuruar puthja e parë.

Puthja e parë është sinjali më i rëndësishëm që tregon se gjërat do shkojnë mirë.

Ndaj kini parasysh disa këshilla të vogla.

-Gjithmonë përpara puthjes së parë, sigurohuni të keni dhëmbë të pastër dhe mundësisht të keni ndonjë bonbone apo karamele. Ajo duhet të të shijojë.

-Teknika ka shumë rëndësi, por më shumë rëndësi ka koha. Kujdesuni që ta kuptoni se kur është koha e duhur për të dhuruar këtë puthje. Besoni tek zemra, por edhe tek instinktet. Një sekondë mund të prishë gjithçka.

-Së fundmi, mësojeni se kush e nis avash, shkon më shpejt në shenjë. Prandaj puthni me pasion, pa rrëmbim dhe fiksojeni diçka: gjuha nuk është e thënë të hyjë në punë menjëherë. /Telegrafi