lajmi.net

Ja çfarë ndodh nëse shtoni piper të zi në lavatriçe

Të lash rrobat e bardha duket të jetë gjëja më e thjeshtë në botë, mjafton thjesht të hedhësh detergjentin dhe të zgjedhësh programin e duhur të larjes.

Fun

29/09/2017 00:58

Por, nëse gabimisht mes çarçafëve apo peshqirëve të bardhë është fshehur një çorape rozë apo një kanotiere e kuqe, e cila ka lëshuar bojë gjatë larjes problemi është më serioz nga ç’mund ta merreni me mend.

Shumëkush mund të mendojë se zgjidhja e parë është zbardhuesi, i cili ka përmbajtje të fortë kimike dhe veti abrazive, por ekziston një marifet që duhet ta dini: mjafton të hidhni piper të zi dhe do të shpëtoni menjëherë nga ky problem.

Piperi jo vetëm zbardh rrobat e bardha, por ndihmon gjithashtu në largimin e shkumës së tepërt të detergjentit gjatë larjes. Ajo që duhet të bëni është të shtoni një lugë çaji me piper të zi por së bashku me detergjentin normal ose direkt në kazanin e lavatriçes ku keni rrobat.

Bëni një cikël larjeje me temperaturën me ujë të ftohtë. Më pas lajini me cikël të plotë dhe rezultati do të flasë vetë. /Lajmi.net/

 

LM