Ja çfarë ndodh nëse nuk vini grim për 2 javë

Grimi është një ndër asetet e rëndësishme për femrën. Femrat publike e kanë pjesë të jetës së përditshme, ndërsa disa femra të tjera nuk dalin dot nga shtëpia pa bërë grim.

Lifestyle

06/12/2016 23:11

Rebecca Norris, blogere e të bukurës për Revistën “Women’s Health” ka rrëfyer për “dorëheqjen” nga grimi.

E gjitha nisi si eksperiment nga kjo revistë kur një gazetare i ka kërkuar Rebeccës për ta pranojë Sfidën dy javë pa grim.
Ditët e para ishin goxha të vështira për Norris, sepse e gjitha filloi nga e shtuna e mbrëmrjet e fundjavës janë të shënuar për jetë nate e pa grim, të shkosh në club-e as që mendohet.
Ja çfarë i ndodhi asaj në 14 ditë pa grim.

Më shumë gjumë. Pa grim? Kjo do të thotë që mund të flej të paktën 30 minuta më shumë.

Shumë njerëz më pyesnin nëse isha MIRË. “A je e sëmurë? A jeni ndarë ti dhe Matt? A ka vdekur dikush? Ke marr shumë ngjyrë, ke qenë diku në pushime?” Jo, jo, jo dhe jo. Fillimisht njerëzit menduan se isha e sëmurë për shkak se kisha shumë njolla në fyyrë.

Në fillim ishte e vështirë, e në ditët vijuese i thoja JO me mirësjellje pa dhënë ndonjë shpjegim. Po nga mesi i javës fillova ti tregoj rrethit shoqëror se e gjitha bëhej fjalë për një detyrë që e kishte marrë përsipër.

Më përgëzonin për kurajon (dhe kjo gjë nuk më pëlqente). Njihem si shumë feministe në shoqërinë time, dhe gjithmonë kam pasur mendime të forta se si femrat janë të seksualizuara në shoqëri. E urrej faktin që ne duhet të punojnë në dukje për tu konsideruar të bukura. Prandaj, nuk më pëlqente kur njerëzit më komplimentonin për “kurajon” për të jetuar pa make up.

Mund të isha rehat për prekjen e fytyrës. Mund ti fshija sytë nëse ndjeja ndonjë djegje apo ngacmim nga diçka. Ishte shumë ndjenjë e mirë që nuk duhej të brengosesha nëse e prish grimin.
Mësova se sa e rëndësishme është kujdesi ndaj lëkurës. Edhe pse mirrja shumë shpesh produktet mostër për lëkurë, kam qenë gjithmonë përtace në kujdesin e lëkyrë.

Grimin e zëvendësova me kujdes ndaj lëkurës dhe e krijova këtë gjë si rutinë e pati ndikim në fytyrën time e cila e tonifikuar e po ashtu ndikoi në largimin e disa njollave që kisha.

Fillova ta dua vetën në një tjetër mënyrë. Si një blogere e të bukurës, nuk është sekret që më pëlqen të luaj me grim. Gjithmonë kam ndjerë që grimi im ishte i aplikuar në mënyrë të përsosur, bëja më të mirën.