Ja çfarë ndodh nëse flini më pak se gjashtë orë

Duke mos fjetur mjaftueshëm jo vetëm që do të ndjeheni ters, por gjithashtu do të jeni edhe më të prirë për t’u sëmurë, thonë studiuesit.

Lifestyle

01/09/2015 12:05

Njerëzit të cilët bëjnë gjumë më pak se gjashtë orë janë me më shumë gjasa që të sëmuren se sa njerëzit të cilët flenë shtatë orë apo më shumë.

Gjumi, për vite me radhë është lënë pas dore si një faktor i rëndësishëm i shëndetit – por shkencëtarët gjithnjë e më shumë po e shohin atë si ‘shtylla e tretë’ e shëndetit së bashku me një dietë të shëndetshme dhe ushtrimet e mjaftueshme, transmeton Lajmi.net.

Hulumtuesit besojnë se shumica e njerëzve e lënë pas dore nevojën për të fjetur si pasojë e të qenit ‘të zënë’ gjatë natës dhe duke bërë punë më shumë se ç’duhet.

Hulumtimi përfshiu monitorimin e modeleve të gjumit të 146 të rriturve në një hotel për shtatë ditë. Atyre u ishin dhënë pika në hundë që përmbanin virusin e përbashkët të ftohjes – dhe shkencëtarët më pas kontrolluan se kush u sëmurë e kush jo.

Ata që kishin fjetur më pak – që kishin bërë më pak se gjashtë orë gjumë – ishin katër herë me më shumë gjasa që të marrin këtë virus dhe të ftohen. (Lajmi.net)