Ja çfarë i ndodh lëkurës tuaj nëse i hani këto 5 ushqime

Një pjesë e madhe e të rinjëve është në kërkim të produkteve për ripërtrirjen e lëkurës, por tani zgjidhja është në disa ushqime të cilat me përbërësit e tyre krejtësisht natyral ndihmojnë kundër plakjes.

Lifestyle

25/07/2016 00:16

Ushqime të tilla si avokado, boronicat, shega, shalqiri, dhe karavidhe ndihmojnë kundër dëmtimeve të lëkures duke e mbajtur atë të freskët, transmeton lajmi.net

Avokado: Janë përplot me acid oleik që ndihmon lëkurën të mbajë lagështinë dhe shkëlqimin.

Boronicat: Përmbajnë vitaminë C dhe E, që shndrisin lëkurën dhe evitojnë dëmtimet e saj.

Shega: Janë të pasura me anticianinë dhe acid elagjik që ndihmon në rritjen e prodhimit të kolagjenit dhe përmirësimin e dëmtimeve të lëkurës.

Shalqiri: Përbërësit e shalqirit, ndikojnë direkt në heqjen e rrudhave dhe irritimin e lëkurës.

Karavidhet: Ndihmon në ripërtrirjen e lëkurës dhe vetitë e saj anti-inflamatore ndihmojnë në trajtimin e akneve./lajmi.net