Ja çfarë ndodh kur qeni i afrohet ujkut (Video)

Ujqërit janë ndër krijesat më të mira në tokë, shkruan WatchZozo, transmeton lajmi.net

Fun

27/05/2017 16:34

Ata janë të fortë dhe inteligjentë dhe janë të prirur të qëndrojnë në tufë.

Të gjithë e dimë se sa të rrezikshëm mund të jenë, kështu që duhet t’ju shmangemi sa më shumë që është e mundur.

Por, në vitin 2014, fotografi Nick Jans dhe qeni i tij Dakotah ishin në ecje e sipër, kur krejt papritur, ujku doli nga mali dhe me shpejtësi të madhe erdhi tek ata. Pa arritur të bëjë asgjë, Nick pa se qeni fluturimthi shkoi ta takojë ujkun e egër.

Ai u mahnit kur pa se të dy filluan të luanin me njëri tjetrin, shfrytëzoi rastin dhe nxori fotografi nga qëndrimi i tyre bashkë.

Që nga ajo kohë, Nick kaloi kohën e tij më së shumti duke e ‘dokumentuar’ ujkun, të cilin e quajti Romeo.

Romeo më vonë u njoh nga njerëzit si ujku që luan me qentë lokal dhe jo vetëm. Ai filloi të luajë me njerëzit, duke pasur tipare të qenve, si marrja e topit pas hedhjes.

Shikoni videon për më shumë. /Lajmi.net/

YouTube player