Ja çfarë ndodh kur e teproni me pijet energjike (FOTO)

Konsumimi i tepërt i pijeve energjike mund të ketë pasoja shumë të rënda për shëndetin.

Lifestyle

22/01/2016 03:07

Varësia ndaj pijeve energjike i ka shkaktuar një adoleshenteje probleme me zemrën. Dion Parrat, 18 vjeçe, konsumonte pesë pije energjike në ditë. Tani ajo duhet të mbajë një monitorues zemre të lidhur me një pajisje elektrokardiogramë, në mënyrë që mjekët të monitorojnë nga afër gjendjen e saj.

Dion-Parrat-620x609
Dion ka shpërndarë disa foto në llogarinë e saj personale në “Facebook” për të paralajmëruar të tjerët që të mos konsumojnë shumë pije energjike, shkruan gazeta “Shëndeti” duke iu referuar një artikulli të “Daily Mail”-it.

Në një prej fotove ajo shihet me tela që masin rrahjet e zemrës, ndërkohë që pranë ka një kuti të madhe, të cilën duhet ta mbajë gjithmonë me vete, nëse do që të mbetet gjallë.

“Ja çfarë ndodh kur e kaloni fëmijërinë duke pirë pije energjike. Tani jam katandisur kështu me tela e me këtë kuti që duhet ta mbaj 24 orë. Para se të pini pije të lira energjike, mendoni njëherë se çfarë po i bëni trupit”, shkruan ajo.