Ja çfarë ndjejmë kur humbasim virgjërinë

Në kohërat e hershme, seksi ishte konsideruar si diçka e pakënaqshme dhe e turpshme, si dhe vetëm mendimi për seks e kishte rritur nivelin e shqetësimit te të dy gjinitë. Sot, të rinjtë të cilët nuk e kanë humbur ende virgjërinë, e dinë se nuk ka asgjë për t’u frikësuar.

Lifestyle

23/02/2017 11:09

Një studim i kryer nga Universiteti shtetëror Illinois, ishte studimi më i madh i cili ndërlidhej me reagimet emocionale për humbjen e virgjërisë. Hulumtuesit kanë studiuar përgjigjet e pyetësorit të mbushur nga 5,769 studentë të universitetit nga viti 1990 e deri në vitin 2012. Rezultatet me të vërtetë që janë të mahnitshme!

Për meshkujt dhe femrat, humbja e virgjërisë sot është përvojë e kënaqshme dhe shumë më komode në krahasim me dy dekadat e kaluara. Studimi ishte kryer për të parë më hollësisht se cilat ishin eksperiencat e meshkujve dhe femrave kur ishte fjala për humbjen e virgjërisë.

Zbulimi kishte treguar se meshkujt e shijojnë seksin më shumë dhe janë më pak të shqetësuar, kurse gratë priren të pendohen pas aktit. Sidoqoftë, diferenca më e madhe qëndron në sasinë e kënaqësisë.

Tek meshkujt, nervoza ishte zvogëluar gjatë këtyre tri dekadave, ndërsa tek gratë, kënaqësia ishte rritur dhe ishte zvogëluar ndjenja e fajit apo pendimit. Kjo ndjenjë e fajit apo pendimit thuhet se është zvogëluar për shkak se janë zvogëluar edhe kufizimet shoqërore në seksualitetin e grave.

Ndër arsyet se përse përvoja e parë seksuale sot është më komode sesa dy dekada më herët, është fakti se fëmijët e sotëm janë shumë më të mençur dhe më të informuar. Sidoqoftë, pavarësisht këtyre ndryshimeve që kanë ndodh viteve të fundit, përvoja e parë seksuale ende mbetet më e kënaqshme për meshkujt sesa për gratë.