Ja çfarë mund t’ju ndodh nëse parkoni aty ku s’duhet (Video)

Një vozitës ka parkuar makinën e tij në hapësirën e rezervuar për njerëz të hendikepuar. Por, përçmimi që i është bërë atij pas këtij veprimi, do ta bëjë atë që kurrë të mos përsërit një gabim të tillë, transmeton lajmi.net.

Fun

25/09/2015 17:17

Ngjarja ka ndodhur në Brazil. Makina e parkuar në vendin jo të duhur është mbuluar e gjitha me letër ngjyrë kaltër dhe bardhë, dhe në të është vizatuar një karrocë për invalid, transmeton lajmi.net.

Shoferi shihet shumë i zëmëruar, derisa përpiqet që të heq letrat nga gjami për të mundësuar shikimin për vozitje. Në të njëjtë kohë njerëz të shumtë përreth e përqeshin atë, duke e incizuar edhe me telefon.

Këto video më pas janë shpërndarë në rrjetet sociale, me ç’rast ka pasur edhe shumë reagime që kundërshtonin veprimin e tillë të vozitësit. /lajmi.net

YouTube player