Ja çfarë mund të bëni në një ditë me shi – Lajmi.net
Ja çfarë mund të bëni në një ditë me shi
Autori: Lajmi.net LifestyleOrganizohu 14:58, 27 March 2018
Shumë nga njerëzit ditët me shi i kalojnë duke qëndruar të mbyllur në shtëpi, por ka edhe të tjerë që dalin në natyrë dhe shijojnë pamjet e shiut.

 

Aktivitetet qetësuese që mund të bëni në këto ditë me shi, kur xhamat vishen me avull dhe shtëpia mbushet me tingullin e pikave të shiut janë të ndryshme.

Disa nga gjërat që mund të bëni në ditët me shi dhe të kaloni një ditë të bukur edhe në shtëpi.

Gatuani – Zakonisht të qëndruarit në shtëpi pa ndërmarrë asnjë aktivitet, ju bën juve të mërziteni. Nëse keni vendosur të qëndroni në shtëpi në këto ditë me shi, atëherë ju mund të gatuani ëmbëlsira të ndryshme. Provoni receta të reja, diçka ndryshme çka keni bërë deri më tash. Një gjë e tillë do t’ua bëjë ditën të këndshme.

Bëni një maratonë filmash – Të qëndruarit pranë televizorit e mbështjellur me batanije është dëshirë e secilit në ditët me shi. Një ide e mrekullueshme është që ju të keni pranë ndonjë çaj të nxehtë dhe kokoshka dhe të shijoni momentet e filmit tuaj të preferuar.

Nisni apo përfundoni një libër  – Thuhet se libri është shoku më i mirë i njeriut. Një thënie e tillë akoma më me vlerë në ditët me shi, kur ju qëndroni brenda me orë të tjera. Mendoni një batanije mbi trup, një filxhan çaj në njërën dorë dhe një libër në dorën tjetër.

Rregulloni shtëpinë – Një nga aktivitetet që mund të ndërmerrni është të rregulloni shtëpinë. Niseni me dollapin e rrobave. Merrni gjithë kohën e botës për të ndarë veç bluzët, fundet, pantallonat, rrobat e verës nga rrobat e dimrit. Pastrojeni nga rrobat që nuk iu duhen. Ky është arti i pastrimit.

Bëni çfarë doni më shumë – Nuk është e rëndësishme nëse jeni brenda apo jashtë shtëpisë, e rëndësishme është të kaloni momente të këndshme. Merrni makinën, shkoni në qendër tregtare, dilni në blerje. Dilni për kafe me miq që nuk i keni parë prej kohesh.

Fjalët kyçe: Shi

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Urban Basketball
  • Play Bubble Trouble
  • Play iStunt 2
  • Play Pro Kicker Frenzy