Ja çfarë mendojnë meshkujt për aktin intim në takimin e parë

Sa shpejt është shumë shpejtë? Djemtë tregohen të sinqertë në lidhje me marrëdhënien seksuale në takim të parë.

Lifestyle

06/01/2019 16:59

Gjërat kanë ndryshuar dhe, së bashku me të, edhe rregullat e takimit, transmeton lajmi.net.

Tashmë, çdo herë e më shumë po preferohet që akti intim të kryhet edhe në takimin e parë, gjë që nuk ka ndodhur më përpara.

Megjithatë, shpesh në kokën e femrave bluhet mendimi nëse seksi në takim të parë është një gabim, duke i çuar ato në idenë se ky akt i bënë ato “më të lehta”.

Sidoqoftë, në lidhje me këtë Your Tango ka pyetur disa meshkuj, përgjigjet e të cilëve shuajnë brengat e vajzave.

Sipas disa prej meshkujve, seksi në takimin e parë varet edhe nga lloji i vajzës me të cilin kryhet akti. Zakonisht, artistet janë ato më shpirtërore që nuk e konsiderojnë punë të madhe këtë.

Ndërkohë, një shumicë e tyre ka thënë se nuk paragjykojnë nëse akti kryhet në takimin e parë. /Lajmi.net/