Ja çfarë mendojnë meshkujt kur shohin një femër seksi

Pa marrë parasysh nëse keni apo nuk keni vendosur kremra apo losion, lëkura juaj për të do të jetë e ngjashme me satenin. Në fakt, lëkura e mashkullit në krahasim me atë të femrës për 20% është më e trashë, prandaj edhe kur ju mendoni se lëkura juaj është e ashpër, për të mbetet shumë e butë

Lifestyle

14/03/2017 19:29

Meshkujt kur e shikojnë një femër, kënaqësinë më të madhe ua ofron secili milimetër i trupit dhe lakuriqësisë së saj, përderisa femrat shpesh e rëndojnë kokën me pyetjet se “çfarë mendon ai”, “a e ka vërejtur celulitin?” apo “a po i pëlqej?”. E vërteta është se asnjë mashkull nuk e ka të njëjtin mendim kur e sheh një femër lakuriq. Kuptojeni se çfarë u sillet meshkujve nëpër kokë në dhomën e tyre gjysmë të errët.

Lëkurën e ka aq të butë

Pa marrë parasysh nëse keni apo nuk keni vendosur kremra apo losion, lëkura juaj për të do të jetë e ngjashme me satenin. Në fakt, lëkura e mashkullit në krahasim me atë të femrës për 20% është më e trashë, prandaj edhe kur ju mendoni se lëkura juaj është e ashpër, për të mbetet shumë e butë. Pos kësaj, meshkujt kanë lëkurë më të yndyrshme, kështu që lëkura e tij mbi lëkurën tuaj do të rrëshqasë sikur të ishte prej mëndafshit.

E adhuron aromën e saj

Meshkujt e kanë vështirë ta harrojnë aromën natyrale dhe lëkurën e femrës. Mbulimi i aromës suaj me parfume të tepërta do të ju bëjë më pak tërheqëse. Aroma juaj natyrale është një afrodiziak i vërtetë. Kjo nuk do të thotë se duhet ta shmangni higjienën e përditshme, por për kujdes përdorni losione dhe kremra të aromave më të buta.

Përse nuk mund të shoh gjithçka?

Rezultatet e sajtit “Psychology Today” tregojnë se 56% e femrave nuk janë të kënaqura me dukjen e tyre. Por, a është e mundur që më shumë se gjysma e femrave të jenë jo tërheqëse? Me siguri se shumica e femrave e kanë një fotografi krejtësisht joreale për dukjen e tyre. Shumica e femrave me rastin e shikimit në pasqyrë vërejnë apo dallojën vetëm mangësitë, përderisa meshkujt shikojnë krejt ndryshe. Ata shikojnë vetëm atë që ju pëlqen, përderisa mangësitë nuk i vërejnë fare.

Shpreson t’i thotë çfarë i pëlqen

Mashtruesit modern, përkundër informacioneve dhe literaturës së shumtë që mund ta gjejnë në internet, edhe më tutje jetojnë në mosdije të plotë sa i përket asaj se çfarë ju pëlqen juve në shtrat. Meshkujt kanë nevojë të jenë udhëheqës. Sipas ekspertëve, ajo që ju bën të ndiheni mirë është ndjenja më e mirë.

Sa në forme të mirë që është

Shumica e femrave kur e shikojnë veten apo trupin e tyre në pasqyrë mendojnë se kanë nevojë ta largojnë edhe ndonjë kile. Pa marrë parasysh se si dukeni ju, ai është tejet i bindur se ju dukeni për mrekulli. Në bazë të hulumtimeve të organizatës “Psychology Today”, 63% e meshkujve do të donin të humbin në peshë, por pa marrë parasysh kësaj, veten e tyre nuk e konsiderojnë më pak atraktivë, prandaj 25% e meshkujve me mbipeshë e kanë konsideruar veten e tyre si “tërheqës”. Femrat gjithnjë e më tepër po i kushtojnë rëndësi peshës trupore, e cila për to është faktori kryesor për vlerësimin e të qenit atraktive. Te meshkujt ky faktor, sipas ekspertëve, nuk është fare i rëndësishëm.

Do të doja që kjo natë të mbetej në mendje

Meshkujt janë shumë krenarë me të arriturat e tyre në shtrat, ndërsa porsa t’ju shikojë, ai dëshiron që te ju ta krijojë një përshtypje që edhe për një kohë të gjatë do ta mbani mend.