Ja çfarë kishte bërë ky agjent i fshehtë, kur shitësit e drogës i thanë që ta provonte

Një agjent i pensionuar i 'DEA' ishte për 20 vite me detyrë në Meksikë. Ai ka zbuluar se si ka menagjuar me situatat e vështira gjatë detyrës së tij prej 2 dekadave.

Bota

19/04/2016 05:26

Mike Vigil, agjenti i fshehtë i ‘DEA’ ka zbuluar se çfarë u kishte thënë shitësve të drogës kur ata e ftonin t’a provonte atë, përcjell lajmi.net

“Më është dashur të flas si ata, të vishem si ata, të bëj sikur ata thjesht të dukem një shitës droge. Kur ata më thonin të provoj drogën u thoja se unë nuk i prekë produktet, qëllimi im është të bëj para”, është shprehur Vigil.

“T’a fitoj besimin e tyre ka marrur një kohë të gjatë, sepse ka qenë një periudhë e vazhdueshme testuese. Saherë që ata më pyesnin për lidhjet e mija që kisha në të kaluarën me shitës droge, gjithmonë flisja për njerëz që kishin vdekur në mënyrë që të mos rrjedhë asnjë informatë”, ka përfunduar ai./lajmi.net