Ja çfarë kërkon Ronaldo

Lojtari më i mirë i botës, Cristiano Ronaldo ka thënë se në këtë sezon dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve dhe La Ligan me fanellën e Real Madridit.

Sport

03/09/2014 21:34

Reali vitin e kaluar triumfoi në garën më të madhe europiane, Ligën e Kampionëve, mirëpo një gjë të tillë dështoi ta bëj dhe në La Liga.

“Sezoni i kaluar ishte fantastik për ne. Ne fituam Ligën e Kampionëve, fituam La Deciman – trofe ky për të cilin Reali ka luftuar një kohë të gjatë”.

“Këtë sezon jemi duke shikuar ta fitojmë përsëri atë. Përpos Ligës së Kampionëve, ne duam ta fitojmë edhe La Ligan’, tha Ronaldo.

“Sa i përket arritjeve personale, unë do tentoj të përmirësoj rekordet e mia. E di se do të jetë vështirë, mirëpo do të tentoj”, përfundoi portugezi.