Ja çfarë ka bërë ky burrë për ta larguar gruan e tij nga depresioni

Depresioni është më i rrezikshëm sesa që duket dhe duhet të kemi kujdes të shtuar në këtë aspekt.

Lifestyle

11/05/2016 04:43

Molly Murphy ka qenë në depresion për një kohë të gjatë por ajo çfarë burri i saj ka bërë për të, duket se e ka larguar atë përgjithmonë nga aty, shkruan lajmi.net

Ajo u kthye një ditë në shtëpi dhe ajo që pa në pasqyrë në dhomën e tyre të fjetjes e bëri të derdhë lot. Burri i saj kishte shkruar 15 arsyet pse e dashuronte Molly-n dhe ajo plasi lot gëzimi. Kjo është gjëja më e ëmbël që mund ti bënte burri i saj, duke marrë parasysh se ajo vuante nga depresioni.

Ajo nuk ishte në gjendje që asgjë të bënte siç duhet por burri i saj ishte ai që gjithmonë i qëndronte në krah, pavarsisht çdo gjëje.

“Në fakt, unë nuk jam një përson i lehtë për t’u marrur me të. Ndonjëherë gjithë zhgënjimin tim e kam shpalosur mbi burrin tim dhe ky gjithmonë më ka falur dhe më ka mbështetur, ndërsa sot në dhomë pashë një testament të dashurisë tonë”, ka thënë Molly.

Një gjë kaq e vogël, mund të ndryshoj jetën e dikujt, prandaj thuhet se mrekullia gjendet tek gjërat e thjeshta.

Ky është një rast i mirë për tu ndjekur se asnjëherë nuk duhet të dorzoheni së luftuari për njeriun që e dashuroni, madje i’a vlen çdo minutë të luftoni për të parë buzëqeshjen në fytyrën e partnerit tuaj./lajmi.net