Ja çfarë ju ndodh nëse nuk bëni gjumë mjaftueshëm

Qoftë duke përdorur rrjetet sociale ose për shkak të qëndrimit deri vonë duke shikuar filma, shumica e njerëzve bëjnë pak gjumë.

Lifestyle

22/04/2016 19:37

Por, mungesa e gjumit mund të dëmtojë zemrën për shkak të rritjes së kolesterolit të keq, thuhet sipas një studimi.

Njerëzit që kalojnë shumë pak orë në shtrat kanë gjithashtu më pak kolesterol të mirë në gjakun e tyre, se sa ata që flenë mjaftueshëm, transmeton Gazeta Express.

Gjenet që rregullojnë transportin e kolesterolit nëpër trup janë gjithashtu më pak aktive kur njerëzit kanë mungesë të gjumit, gjetën hulumtuesit.

Gjetjet shpjegojnë pse ata të cilët bëjnë më pak gjumë se shtatë deri në tetë orë të rekomanduara janë në rrezik më të lartë nga sëmundjet kardiovaskulare.

Kolesteroli është një lloj yndyre që krijohet nga mëlçia dhe që gjendet në gjak, i cili është esencial për trupin pasi qelizat dhe organet kanë nevojë për të.

Por, ekzistojnë dy lloje të kolesterolit; i miri, me lipoproteina, dhe i keqi, me më pak lipoproteina. Kolesteroli i keq mund të dëmtojë muret e arterieve, duke i bërë të thekura.

Ekipi i studiuesve nga Universiteti i Helsinkut, dëshiruan të zbulonin pse mungesa e gjumit ishte e lidhur me problemet e zemrës.  Ata gjetën se ndikimi i gjumit në atë se si gjenet rregullojnë transportin e kolesterolit përreth trupit është i madh – dhe se mungesa e tij bën që këto gjene të mos funksionojnë siç duhet.