Ja çfarë iu ndodh te ky restorant nëse nuk mbaroni ushqimin

Një restorant në Japoni ka filluar t’i dënojë me gjobë mysafirët, të cilët nuk e ngrënë gjithë ushqimin për të cilin kanë paguar.

Fun

02/08/2015 18:26

“Mbetjet në pjatë janë të dënueshme’ thotë menaxheri i restoranti japonez Hachikyo, shkruan mapo.

Restorani është mjaftë ekskluziv dhe çmimet janë mjaft të shtrenjta. Ai njihet si njëri nga restorantet më ekskluzive të ushqimeve prej peshku.

Sipas pronarëve të restorantit ‘mjetet e mbledhura nga gjoba, i jepen në formë donacioni peshkatarëve, falë punës së të cilëve mundësohet ushqimi i shijshëm dhe cilësor në restorantin Hachikyo.

Si ka raportuar RocketNews24, pronari i restoranti ka edhe ‘vese’ tjera. Ai dërgon në baza të rregullta stafin e tij që të peshkojnë sepse është i bindur së kësisoj ‘do të çmojnë më shumë punën e peshkatarëve’