Ja çfarë i shkakton pikat e zeza në fytyrë dhe pjesët e tjera të trupit

Pikat e zeza janë një problem që prekin këdo dhe në çfarëdolloj kohe.

Lifestyle

14/07/2018 12:20

Ndodh që ato bëhen tepër shqetësuese kur dalin në zona të dukshme, si në pjesët e ndryshme të fytyrës apo edhe në pjesë të tjera të trupit. Në pjesën më të madhe të rasteve, këto pika të zeza bëhen edhe shkaktare për shfaqjen e akneve. Por çfarë i shkakton pikat e zeza?

Ekspertët e shëndetit tregojnë se në varësi të vendit se ku dalin këto pika, demostrojnë edhe problemet që ju mund të keni.

Pikat e zeza në hundë
Tregojnë që ju jeni duke kaluar një periudhë stresuese në jetën tuaj. Jo vetëm kaq, por ato mund të shkaktohen edhe si pasojë e nivelit të lartë të yndyrnave që keni marrë kohët e fundit.

Pikat e zeza në faqe
Dermatologët tregojnë se pikat e zeza në faqe në pjesën më të madhe të rasteve shkaktohen si pasojë e prekjes së tastierës së telefonit. Ndoshta ka ardhur koha ta pastroni atë.

Pikat e zeza në krah
Në raste pak më të veçanta ndodh që pikat e zeza të shfaqen në zonën e krahur. Ky është një rast i rrallë kur përdoret sapuni për pastrim ose uji gjatë dushit është më i ftohtë sesa duhet.