Ja çfarë i ndodhi Mozzik pas largimit nga “On Records”

Dy reperët e njohur ferizajas, Mozzik dhe Getinjo dy ditë më parë dhanë lajmin për largimin nga grupi "On Records".

ShowBiz

12/01/2018 21:59

Dyshja njoftimin kishin preferuar ta bënin të ditur përmes rrjeteve sociale, ndërsa pas tij kishin pasuar reagime të shumta, shkruan lajmi.net.

I kontaktuar nga lajmi.net, tashmë ish-menaxheri i tyre, Met Elshani, kishte thënë “Persona që nga 0  i kemi bërë të famshëm dhe që kemi investuar në ta me qindra mija euro kanë vendos në mënyrë të njëanshme pa kurfar arsye të largohen nga OnRecords, por ju garantoj se këta dy persona kanë një super kontratë të nënshkruar me ketë kompani, sa që do ta kuptojnë dhe do ta ndjejnë moralisht që kanë bërë një shkelje të madhe të marrëveshjes tonë, dhe do të përballen me gjyqin e percaktuar në këtë kontratë. Ju garantoj se do jetë një shembull për të gjithë artistët mbarë shqiptarë se ky rast do jetë vetëdisimi i respektimit të marrëveshjeve me kompanitë. Nuk janë këto pazare investo ti në mua qindra mija euro dhe tash u bëra i famshëm tung klm jo jo , por do ta kuptojnë që marrëveshja duhet respektuar në përpikshmeri ku në këtë rast ne kemi të gjitha të drejtat mbi imazhin dhe zerin artistik të tyre dhe të gjitha të drejtat tjera mbi karrierën e tyre”.

Menjëherë pas largimit nga ky grup, dyshes i janë fshirë të gjitha këngët, por kjo nuk është e tëra.

Reperi Mozzik për sot kishte paralajmëruar të mbante një konvert në Tiranë, për shkak të ish-menaxhmentit të tij, ai ka anuluar pjesënarrjen.

“SONTE EVENTI QE ISHTE NE PLAN NE TIRANE TEK ARENA CLUB UN S’DO JEM PREZENT! Per shkaqe te ish-menaxhmentit! Shihemi herave tjera, Respekt!”, ka shkruar ndër të tjera Mozzik në Instagram. /Lajmi.net/