Ja çfarë i ndodhë trupit tuaj nëse i pini 10 kanaçe Coca-Cola në ditë (Foto/Video)

Një person i shëndetshëm dhe ‘fit’, kishte vendosur ta bëjë një eksperiment për të dëshmuar efektet negative që i ka Coca-Cola në trupin e njeriut, dhe rezultatet janë të pabesueshme.

Fun

11/01/2016 11:26

 

George Priror, 50 vjeçar, kishte vendosur t’i pijë 10 kanaçe Coca-Cola në ditë për 30 ditë radhazi, dhe në fund ai kishte shtuar një peshë të pabesueshme në aq pak kohë, raporton lajmi.net.

“Unë dua t’i nxisë njerëzit që të shikojnë për sasinë e sheqerit në dietat e tyre”, thotë Prior i cili është baba i dy fëmijëve.

“Njerëzit duhet të dinë për efektet e tmerrshme që i ka sheqeri në shëndetin e tyre. Më dramatikja nga këto ishte ndryshimi në peshë: shtimi i 10 kilogramëve për 30 ditë”, ka shtuar ai, transmeton lajmi.net.

Prior gjithashtu ka treguar se si ai kishte filluar të bëhej i varur kah fundi i eksperimentit të tij.

Ai tregon sesi përveç Coca-Cola dëshironte të pinte edhe pije tjera me sheqer, raporton lajmi.net.

Pas eksperimentit të tij ai kishte hequr plotësisht dorë nga Coca-Cola dhe brenda pak ditëve i kishte humbur 2-3 kilogramë. /lajmi.net

YouTube player