Ja çfarë i ndodhë trupit tuaj gjatë orgazmës (FOTO)

Kjo është ajo që i ndodhë trupit tuaj kur i prek majat e pasionit.

Fun

15/03/2016 11:10

Ju mund të dini se orgazma të bën të ndjehesh mrekullueshëm dhe ka shumë benefite, si p.sh., ulë stresin dhe të bën të dukesh më i ri, mirëpo nuk e dini se kur ju përjetoni orgazëm ajo ka ndikim në tërë trupin tuaj.

Lajmi.net i sjell për ju disa zona të ndryshme që reagojnë kur ju e arrini majën e kënaqësisë.

Sytë

Kur ju e arrini O-jen e famshme, bebëzat tuaja zgjerohen, duke u rritur rreth 50% në diametër.

Hunda

Përderisa frymëmarrja vështirësohet gjatë orgazmës, shqisa juaj e nuhatjes përmirësohet, transmeton lajmi.net.

Goja

Shumë njerëz prodhojnë më shumë pështymë gjatë orgazmës për shkak të sistemit nervor që ndikohet nga orgazma, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, disa njerëz, veçanërisht meshkuj, janë më gojë thatë nëse ndihen të shqetësuar rreth aktit.

Lëkura

Orgazma ju bën të ndjeheni më të nxehtë, pasi që edhe temperatura e trupit tuaj edhe metabolizmi pësojnë rritje.

Gjoksi

Orgasm

Edhe meshkujt edhe femrat do të kenë thithka më të ndjeshme gjatë orgazmës, e gjithashtu edhe pjesa e epërme e trupit tuaj do të skuqet, transmeton lajmi.net.

Ndërsa tek femrat, gjokset do të rriten më shumë.

Zemra

Shtypja e gjakut rritet dhe ju i keni mbi 100 rrahje për minutë.

/lajmi.net