Ja çfarë i ndodh trupit tuaj nëse ecni zbathur 5 minuta për çdo ditë

Gjatë verës, shumica prej nesh dëshirojmë të jemi në një linjë me natyrën. Qoftë nëse është duke ecur, vrapuar, bërë kamping apo duke shkuar në pishina, ju gjithmonë duhet të kërkoni një mënyrë për të qenë aktiv gjatë kësaj stine.

Lifestyle

09/07/2015 13:47

Është bërë një zakon i shumë njerëzve që të ecin zbathur, pavarësisht se sa shkëmbore mund të jetë rruga, për shkak që ekspertët e shëndetit po thonë se kjo është një metodë e shëndetshme që duhet bërë çdo ditë.

Duke ecur zbathur për 5 minuta në ditë, ju do të fitoni një forcë shtesë dhe shumë përfitime të tjera shëndetësore, transmeton Lajmi.net.

Ja disa arsye pse është mirë të ecësh zbathur:

1. Përmirëson shëndetin në organet e trupit dhe ekstremiteteve: Energjia që është në tokë mund të forcojë organet dhe gjymtyrët e trupit tuaj. Pjesë të ndryshme të këmbës çojnë në pjesë të ndryshme të trupit. Duke e prekur tokën, ju do të jeni në gjendje që të forconi tërë trupin. Kur filloni të ecni zbathur, të gjithë muskujt punojnë së bashku për t’ju mbajtur të drejtë dhe të balancuar.

2. Përmirëson forcën: Ecja këmbëzbathur aktivizon të gjithë muskujt të cilët nuk aktivizohen kur ecni me këpucë. Përderisa ju ecni kështu çdo ditë dhe i aktivizoni këta muskuj, ju do të vëreni se muskujt tuaj janë duke u forcuar dhe duke u bërë më të dobishëm, transmeton Lajmi.net.

3. Ju bën të ndjeheni më mirë: Të jesh në kontakt fizik me tokën do të bëni gjithashtu që të ndjeheni më mirë me veten dhe të keni një mendje më të shëndoshë. Speciet tona janë krijuar për të ecur zbathur, kështu që është natyrale që ta bëni këtë më shpesh për ta përmirësuar brendësinë tuaj.

Ju duhet të ecni zbathur edhe një orë ose më shumë, por edhe 5 minuta mund të kryejnë punë. Kështu që, ecni që të jeni të shëndetshëm dhe më të mirë!