Ja çfarë i ndodh trupit nëse hani 2 banane në ditë

Ushqimi i shëndetshëm nuk është gjithmonë i shijshëm. Por në rastin e bananeve, kjo nuk qëndron. Që është arsyeja pse duhet ta mësoni se sa të mira janë ato për shëndetin tuaj.

Lifestyle

23/04/2017 21:20

Më poshtë Gazeta Express ka mbledhur të gjitha dëshmitë që tregojnë pse të hash vetëm dy banane në ditë mund ta përmirësosh shumë shëndetin.

Shtypja arteriale do t’i kthehet normales

Bananet reduktojnë shtypjen e lartë të gjakut falë faktit se kanë rreth 420mg kalium.

Zhdukë peshën e tepërt

Bananet janë të pasura me fibra, që ju bën të mos ndjeni nevojë më për të ngrënë pasi t’i konsumoni. Bananet reduktojnë apetitin dhe ju ndalojnë të shtoni peshë.

Përmirëson zorrët

Bananet treten lehtë dhe nuk irritojnë traktin gastro-intestinal. Bananet mund të hahen kur një person ka gastrit dhe ato rikthejnë minerale e humbura kur një person vuan nga diarreja.

Bien nivelet e stresit

Bananet përmirësojnë disponimin tuaj. Ato përmbajnë triptofan, që kërkohet nga trupi ynë në mënyrë që të marrë serotonin (hormonin e lumturisë).

Nivelet tuaja të energjisë do të rriten

Kaliumi që ndodhet në banane i mbron muskujt tuaj nga dëmtimi, përderisa karbohidratet ju japin mjaftueshëm energji për të përfunduar çdo ushtrim të rëndë.