Ja çfarë i ndezë femrat

Shumë meshkuj nuk dinë si t’i flasin një femre. Për shkak të kësaj, gjithë jeta mund të të shkojë pa tërhequr vëmendjen e asnjë femre.

Lifestyle

28/12/2014 17:53

Këtu janë 15 këshilla për t’ju ndihmuar, që ju tregojnë se nuk jeni duke bërë gabime me femrën që dëshironi ta tërhiqni:

1. Ju duhet të flisni për tema “emocionale” si p.sh. kujtimet e fëmijërisë, ambiciet e ardhshme, apo pasionet e saj. Këto tema bisede do të hapin portat e saj emocionale.

2. Femrat duan një mashkull që nuk ka frikë ta udhëheqë aty. Ndërsa jeni duke folur me një femër duhet të merrni kontrollin e bisedës. Asnjëherë mos prisni, që ajo të diktojë se për çfarë duhet të bisedoni.

3. Kushtoni vëmendje shenjave jo verbale, ose gjesteve të saj. Nëse jeni duke qëndruar shumë afër saj, duke e bërë atë të mos ndjehet rehat… ajo do t’ju dërgoj një shenjë që lë të kuptohet. i kushtoni vëmendje atyre.

4. Mbani mend këtë moto “I këndshëm, jo karagjoz”. Femrat tërhiqen nga meshkujt që i bëjnë ato të argëtohen. Mos u përqendroni në zgjedhjen e shakave më të forta, por përqendrohuni duke u treguar atyre kënaqësi më të madhe.

5. Ngacmo. Një nga mënyrat më të lehta për të bërë një bisedë në një nivel argëtues është që të filloni të ngacmoni, edhe pse duket sikur kjo lihet pas prej saj. Në botën e takimeve … ajo që mbetet në prapaskenë, fillon të funksionojë përsëri.

6. Tregohu intim me të. Femrat tërhiqen nga meshkujt, që nuk kanë frikë të bëjnë një bisedë në nivel personal, intim.

7. Shprehni opinionin tuaj rreth saj. Gratë duan të dëgjojnë mendime rreth tyre. Tregoji se çfarë respektoni tek ajo.

8. Shmangni komplimentat e tepërta. Femrat largohen nga meshkujt, që duken si “të nevojshëm”. Nëse jeni duke komplimentuar një femër më tepër nga ç’duhet, ajo do të mendoj se ju jeni duke u përpjekur t’i bëni përshtypje asaj, çka do të ketë efekt të kundërt.

9. Nëse doni të dini se si të flisni me një femër në një mënyrë që nuk e bezdisni… Shmangni shumë pyetje sikur po i bëni një intervistë. Në vend të kësaj jepni mendimin tuaj në lidhje me çështjet që po bisedoni.

10. Mos harroni formulimin e pyetjeve. Në vend që ta pyesni “ku jeni rritur?” Pyeteni: “Nuk duket se je rritur këtu?” Kjo ju lejon të bëni vëzhgime rreth saj dhe të shprehni personalitetin tuaj.

11. Mos fshihni identitetin tuaj. Mos kini frikë të flisni për çdo gjë që ju jeni i apasionuar.

12. Asnjëherë mos i bëj komplimente për sytë e saj, pamjen, apo trupin.

13. Thuaj diçka që e lejon atë të kuptojë, se ju po e shikoni atë në një mënyrë “seksuale”. Nëse ju nuk e bëni, po i drejtoheni rrugës me dredha – dredha deri në “zonën e mikut”.

14. Përdorimi bisedën tip “lojë” për të mbajtur argëtimin dhe humorin flirtues. Lojërat mund të jenë të mira për të mësuar më tepër rreth saj.

15. Mos dhuroni dorën tuaj shumë shpejt. Femrat, ashtu si dhe meshkujt, janë një sfidë. Në qoftë se ju doni të jeni interesant për një femër, bëjeni që ajo të mendojë se është duke fituar ngadalë mbi ju. Nëse ajo mendon, se ju jeni shumë i lehtë, do ta humbasë interesin.

Mënyra më e mirë për të menduar se si duhet biseduar me femrat është të mendoni se çfarë lloj bisede të gjallë, me humor dhe seksuale do t’ju kënaqë. T’i flasësh një femre s’ka pse të jetë e vështirë. Vetëm duhet të jeni i vetëdijshëm për çelësin që “i ndez dhe i fik” ato. Ndiqni listën e mësipërme dhe do të keni sukses!