Ja çfarë i kanë vjedhur hajdutët ‘Bufit’ mbrëmë në Shkodër (FOTO)

Jo gjithçka ka shkuar mirë në organizimin e ndeshjes Kosovë – Kroaci në Shkodër.

ShowBiz

07/10/2016 21:04

Numri i madh i tifozëve kosovarë që kishin marrë rrugë për në Shkodër, duket se u ka shkuar përshtati atyre që ekzistencën e sigurojnë duke vjedhur.

Viktima të vjedhjes nga persona të pandërgjegjshëm ka qenë edhe artisti Fatmir Spahiu, shkruan Lajmi.net.

Spahiu në Facebook ka njoftuar se në afërsi të ‘Loro Boriçit’ te pika e parë e kontrollit, i është vjedhur Iphone dhe portofoli, përcjell lajmi.net.

Me ndihmën e policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ai ka arritur të  kthej Iphonen, por jo edhe portofolin.

Ai në fund shton se viktima të vjedhjeve dje në Shkodër, kanë qenë shumë kosovarë.

Postimi i Fatmir Spahiut në Facebook:

Mbram me kane vjedh e me kane thá ne Shkoder! Kuleten dhe telefonin!

E tere kjo ndodhi tek kontrolli i pare nja 200-300 metra nga Loro Boriçi ! Rastin e lajmerova tek policia e Kosoves pastaj tek ajo e Shqiperise!

Me ndihmen e aplikacionit “find my iphone” nga telefoni i shokut tim qe ishte me mua dhe me insistimin e tij per te cilin e falemderoj dhe me gatishmerine e disa policeve civil fantastik te Shkodres Iphoni u gjet pas nje ore, kurse hajni u arrestua!

Pas lojes shkova ne polici per me dhane deklaraten dhe me mar telefonin dhe me pa punen e kuletes e cila kishte shume dokumente te rendesishme, por kuleta nuk u gjet edhe pse ishte ne te njeitin xhep me telefonin, gjithsesi policia ishte super profesionale dhe i falemderoj per kete gje!

Pjesa interesante ishte numri i Shqiptarve te Kosoves qe mbrem ishin te vjedhur, bile bile ju propozova ta themelojme nje sindikatë!

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.