Ja çfarë “i bëri” vetës sot Visar Ymeri (Foto)

Ta ketë bërë pa qëllim apo t’i ketë pëlqyer  mendimi vet!?

Fun

06/09/2016 14:16

 

 

Visar Ymeri, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, sot publikoi një status tjetër në llogarinë e tij në facebook, lidhur me ekipin e Kosovës në futboll.

“Më mirë një fitore sesa dy barazime. Shqiptarët duhet ta kenë një kombëtare të përbashkët edhe në sport. Ideja provinciale e pavarësisë së Kosovës si pavarësi nga Shqipëria është shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet Serbisë”, shkroi ndër të tjera Ymeri, raporton lajmi.net.

Por më shumë se ajo çfarë ka thënë, shumë komentuesve u ka rënë në sy edhe një gjë e çuditshme që rëndom nuk ndodhë.

Ymeri e ka pëlqyer vetë komentin e tij.

Ai ka bërë vetes ‘LIKE’, duke u bërë njëri prej shumë atyre që ka pëlqyer atë çfarë vetë ka shkruar./lajmi.net