Ja çfarë fillon t’i ndodhë trupit tuaj pasi që e pini cigaren e fundit (FOTO)

Trupi juaj fillon të ndryshojë brenda pak minutave kur ju e pini cigaren tuaj të fundit.

Lifestyle

01/02/2016 10:28

 

Lajmi.net i sjellë për ju disa nga ndryshimet fiziologjike që do t’i përjetoni kur të vendosni ta lini cigaren.

Pas 20 minutave

Pas 20 minutave që ju e lini duhanin qarkullimi i gjakut tuaj do të përmirësohet dhe ju do të ndjeni më shumë me gishtat tuaj.

Pas 8 orëve

Monoksidi i karbonit largohet nga trupi juaj, qo do të thotë se niveli i oksigjenit në trupin tuaj kthehet në normal.

Pas 2 ditëve

Nikotina largohet nga trupi juaj, raporton lajmi.net.

Ju më në fund mi t’i thoni lamtumirë kristalit të vogël që ju ka mbajtur duke pirë duhan.

Por, fatkeqësisht kur nikotina largohet nga trupi juaj fillon edhe dëshira e madhe për të ju kthyer cigares.

Pas 3 ditëve

Frymëmarrja juaj fillon të përmirësohet dhe mushkëritë tuaja fillojnë të marrin frymë më lirshëm.

Pas 1 jave

Pas një jave që nuk keni pirë duhan, shtypja juaj e gjakut fillon të ulet dhe të ju kthehet normales.

Kjo do ta zvogëlojë rrezikun tuaj për sëmundje të zemrës, sulm në zemër, etj.

Pas 2 jave

Kolli fillon të zvogëlohet dhe normalisht hiqet krejt.

Normal, nuk largohet menjëherë pasi që ju ndaloni së piri duhan sepse mushkëritë tuaja duhet kohë që ta largojnë tërë dëmin që e keni koleksionuar.

Mirëpo, porsa ta lini cigaren trupi juaj mund të ju kthehet pastërtisë dhe të fillojë ta riparoj veten.

3 muaj më vonë

Për 3 muaj lëkura juaj do të përmirësohet tej mase.

Nikotina bën që lëkura juaj të jetë e thatë the pa ngjyrë.

Gjithashtu nikotina i shkakton edhe rrudhat.

15 vite më vonë

Qysh pas 3 viteve rreziqet për sëmundje të ndryshme fillojnë të zvogëlojnë.

Pas 5 viteve, rreziku nga ndonjë sulm në zemër kthehet në normal, përderisa pas 15 viteve rreziku ndaj kancerit është i njëjtë me atë të dikujt që nuk konsumon duhan. /lajmi.net