Ja çfarë duhet të konsumoni për të luftuar rrezikun e kancerit

Për ta reduktuar rrezikun e kancerit, së pari duhet të shikoni në frigoriferin tuaj.

Lifestyle

29/06/2016 07:30

Të gjitha studimet mbi kancerin e lidhin atë me mënyrën e të ushqyerit, andaj duhet të tregoheni të kujdesshëm që të jeni sa më afër ushqimeve me bazë bimore.

Këtu është një listë prej gjashtë super frutave dhe perimeve të cilat duhet të përbëjnë dieten tuaj ditore, përcjell lajmi.net

Brokoli: 

Përmban veti të forta që ndihmojnë në luftë kundër kancerit. Një studim i fundit i bërë tek minjtë tregon se Brokoli ka aftësi për të ndaluar lindjen e qelizave të tumorit dhe pengon rritjen e tyre.

Ndihmon në luftën kundër: Kancerit të gjirit, mëlçisë, mushkërive, prostatës, të lëkurës, stomakut, dhe fshikzës.

Sa më shumë Brokoli, aq më mirë. Rekomandohet që të shtohet në çdo ushqim.

Manaferrat:

Të gjitha llojet e manaferrave janë efikase në luftën kundër kancerit, flasin ekspertët. Përbërja e tyre pengon rritjen e qelizave të kancerit dhe i mban të freskëta enët e gjakut e gjithashtu pengon formimin e një kanceri (potencialisht pengon ushqimin e qelizave të tij).

Ndihmon në luftën kundër: Kancerit të zorrës së trashë, ezofagut, kancerit oral dhe atij të lëkurës.

Nga mjekët rekomandohet çdo ditë një gotë me manaferra ngase përfitimet shëndetësore janë të mëdha.

Domatet: 

Domatet janë të pasura me likopene një karotenoid që i jep ngjyrë të kuqe. Por, e rëndësishme e gjithë kësaj është ato janë vërtetuar të jenë një armë shumë efikase në luftën kundër kancerit, transmeton lajmi.net

Ndihmon në luftën kundër: Kancerit endometrial, mushkërive, prostatës dhe stomakut.

Rekomandohet të vendoset në gjella dhe në sallata, ose edhe pa to, por të jetë pjesë e dietës tuaj ditore.

Arrat: 

Të pasura me yndyrë të pastër bimore është treguar se bllokojnë zhvillimin e qelizave të kancerit të gjirit dhe me gjasë të ngadalësojë rritjen e tyre.

Ndihmon në luftën kundër: Kancerit të gjirit dhe të prostatës.

Rekomandohet të konsumohet edhe për përfitime të tjera shëndetësore.

Hudhra:

Konsumimi i hudhrës ndihmon në parandalimin e formimit të baktereve të dëmshme në zorrë dhe ruan nga infeksionet e ndryshme. Një studim i bërë ka treguar se gratë të cilat kishin konsumuar hudhra kishin 50% më pak gjasë për t’u prekur nga kanceri në zorrë të trashë sesa gratë që nuk kishin konsumuar.

Ndihmon në luftën kundër: Kancerit të gjirit, të zorrës së trashë, ezofagut dhe kancerit të stomakut.

Rekomandohet të jetë pjesë e ushqimeve tona ditore edhe ndonse në sasi të vogël, përfitimet shëndetësore nga hudhra janë të mëdha.

Fasulja e zezë:

Studimet kanë treguar se për shkak janë të pasura me acide yndyrore, fasulja e zezë është mjaft efikase kundër prekjes nga kanceri i zorrës së trashë dhe kanceri i gjirit. Në të dy rastet e kancerit, fasulja e zezë ka rezultuar të jetë e dobishme në studimet e bëra tek minjtë.

Ndihmon në luftën kundër: Kancerit të gjirit dhe të zorrës së trashë.

Rekomandohet të jetë pjesë e tryezës suaj ngase ka mjaft përbërës të dobishëm për shëndetin.

Për të qenë më larg rrezikut të kancerit këshillohet nga mjekët që mos të konsumoni fare ose sa më shumë të shmangeni nga ushqimet me yndyrë shtazore, nga mishi i përpunuar dhe nga alkooli e gjithashtu të largoheni nga konsumi i duhanit./lajmi.net