Ja çfarë duhet të dini rreth stresit

Ditët e sotme teksa gjithçka lëviz aq shpejtë dhe të gjithë janë aq të zënë, stresi po përhapet çdo ditë e më shumë.

Lifestyle

17/02/2016 12:25

Ja disa fakte rreth tij.

Burrat dhe gratë kanë ëndërra të ndryshme të stresit

Në 2013, psikologë nga Universiteti i Montreali gjetën që përderisa ankthet e burrave zakonisht shkojnë te katastrofa- tërmete, apokalips- gratë kanë dy herë më shumë mundësi të ëndërrojnë për konflikte personale, tradhëti dhe poshtërim.

Mund të nuhasësh stresin tek dikush

Stresi emocional liron erëra që nuk janë prezente gjatë ushtrimeve. Në 2009, kërkuesit nga Universiteti i New York-ut për medicinën bëri një eksperiment ku subjektet vrapuan për 20 minuta dhe të tjerët u lëshuan nga helikopterë në qiell për 20 minuta (me instruktor). Kur anëtarë të grupit të tretë nuhatën mostrën e “stresuar”, ndezi amygdal-ën në trurin e tyre, e cila drejton reagimin emocional.

Stresi është infektues

Një studim i 2013-tës i publikuar në gazetën Psychoneuroendocrinology, dha prova të stresit të dorës së dytë. 30% e njerëzve treguan nivele të ngritura të cortisol-it pasi thjesht e vëzhguan dikë në një situatë stresuese, transmeton lajmi.net.

Stresi është posaçërisht infektues nëse e do personin

Kur partnerët tanë romantikë janë të përfshirë, është më e lehtë të përjetosh stres të dorës së dytë. Një studim gjerman gjeti se 40% e subjekteve u ndjenë të nxitur pasi që u ekspozuan në ankthin e partnerit të tyre.

Ciklimi mund të jetë një qetësues i mirë i stresit

Siç zbuluan disa studime, të vozisësh një biçikletë i ul nivelet e stresit. Nëse e bëni këtë për një kohë të gjatë, do ndiheni më të lumtur dhe do keni më shumë vetë-besim.

Ha çamçakëz; largoje stresin

Në Universitetin Cardiff në Wels, 133 vullnetarë u testuan në mëmorje dhe kohë reagimi. Të përtypësh çamçakëz gjatë situatave stresuese ndihmon ta kalosh atë më mirë./lajmi.net