Ja çfarë duhet të bëni për rivitalizimin e bimëve pas temperaturave të ulëta

Me fillimin e vegjetacionit të bimëve në pranverë, shpesh here po na befasojnë temperaturat e ulëta dhe ngricat e vonshme pranverore që shkaktojnë dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore. Veçanërisht janë të ndjeshme bimët siç janë pemët në fazën e lulëzimit dhe frutat e sapoformuar, hardhia e rrushit, mjedrat, patatet, fidanët e reja të perimeve të mbjella në kopsht etj.

Fun

20/04/2017 20:33

Në vitet e mëparshme ne kemi qenë dëshmitarë për dëmet e shkaktuara në shumicën e pemishteve në të gjithë vendin nga të ftohtit. Ngricat e pranverës kanë efekte negative të madha dhe ulin ndjeshëm rendimentin deri në 80% ose e shkatërrojnë atë në tërësi. Ndikimi i ngricave gjatë një nate mund të çojë vetëm në rrallimin e luleve, por në qoftë se acari apo ngricat ndodhin më shpesh dhe ato zgjasin më gjatë, mund të bëjnë shkatërrimin total të luleve dhe frutave të sapoformuar në atë vit.

Këtë vit, reshjet e bores të datës 19 dhe 20 prill si dhe temperaturat e ulëta kanë ndikuar dukshëm edhe në kulturën e mjedrës e cila ka të kalemave deri në lartësinë 50 cm të gjithë prodhuesit e kësaj kulturë janë të detyruar të ndërmarrin masat e domosdoshme për të rivitalizuar bimët e tilla me përdorimin e produktit Marina.

Ngricat mund të shkatërrojnë të gjithë prodhimin

Ngricat e vonshme pranverore mund të ndodhin më shpesh në fazën e lulëzimit, e ndonjëherë edhe në fazën e formimit të frutave. Ndërsa te mjedra edhe në fazën e rritjes së kalemave shkaktohen dëme të konsiderueshme.

Ngricat e vonshme në pranverë mund të shkaktojnë shumë dëme në kuptimin që ato e shkatërrojnë tërë prodhimtarinë. Faza e hershme e formimit të fryteve është më e ndjeshme, sepse pas acarit apo ngricave të shkaktuara ato fillojnë të kalben nëse kanë qenë nën ndikimin e ngricave në një temperaturë prej -1.2 °C deri -2, ndërsa lulet mund të shkatërrohen në temperaturë -2.0 deri -3.0 °C.

Për të forcuar apo për të vitalizuar bimët  para acarit apo para rënies së temperaturave nën zero grad, është rekomanduar përdorimi i produktit CUMAKS në një koncentrim prej 1 për qind që është aplikuar së bashku me produkte për mbrojtjen e bimëve. Kombinimi apo vetëm përdorimi i produktit CUMAKS është e këshillueshme për të kryer para fillimit të ftohtit apo rënies së ndjeshme të temperaturave nën zero grad. Nëse për ndonjë arsye trajtimi nuk është kryer para se të shfaqen temperaturat e ulëta nën zero grad, atëherë duhet që ato të trajtohen pas kalimit të periudhës së të ftohtit nëpër të cilën fazë kanë kaluar bimët. Ky veprim duhet kryer pasi që bimët kanë pësuar stres nga të ftohtit, gjë që do të ndikojë në rendiment.

Fuqizimi i bimëve me produktin Marina pas periudhës së ngricave

Produkti Marina ka efekt pozitiv në forcimin e bimëve apo rivitalizimin e bimëve pas fazës së ndikimit të temperaturave të ulëta në bimë. Ky produkt përmban alga deti dhe përdoret për të rigjallëruar dhe forcuar rezistencën e bimëve pas fazës që ato kanë kaluar nga ndikimi i ngricave. Produkti Marina përmban aminoacide, karbohidrate, vitamina, hormone dhe përbërës të elementeve me prejardhje bimore. Për shkak të ndikimit të përbërësve bimorë të hormoneve të këtij produkti, ato stimulojnë prodhimin e hormoneve nga vet bima në zonat e dëmtuara dhe ato mund të shërohen shumë shpejt dhe në mënyrë të konsiderueshme rrit aftësinë e rritjes së bimës. Hormonet bimore rregullojnë procese të rëndësishme të tilla si thithjen e materieve tjera  ushqyese, rritje vegjetative, stimulon lulëzimin, nxit formimin dhe zhvillimin e frutave.

Po ashtu përdorimi i produktit Marina rrit rezistencën e bimëve ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve, pa ndikime të jashtme toksike. Në mënyrë të konsiderueshme kontribuon në stabilitetin e bimëve në situata të stresit (p.sh. fazat pas acarit apo ngricave, thatësira, dëmet e shkaktuara nga breshëri), ka efikasitet  për përmirësimin e të ushqyerit të bimës që rrit sasinë dhe cilësinë e frutave.

Produkti Marina ka veprim për rritjen dhe forcimin apo rritjen e rezistencës-rivitalizimin e bimëve pas fazës së stresit nga ngricat

Produkti Marina është përforcues bimorë dhe përdoret për ndërtimin e shpejtë të substancave celulare mbrojtëse në situata stresuese siç është acari apo ngricat. Ajo përmban sasi të madhe të amino acideve dhe peptideve si lëndë të thatë (azot dhe karbon organik, oksid kaliumi). Pjesa e amino acideve të lira deri 25% është shumë më e lartë në krahasim me produkte të ngjashme. Aminoacidet luajnë një rol vendimtar dhe do të shërbejë për të krijuar një proteinë mbrojtëse dhe rritjen e hormonit auxin përgjegjës. Amino acidet bimore të këtij produkti janë sintetizuar nga karboni, azot dhe uji. Amino acidet e tilla bimore bima i merr me spërkatje në gjethe dhe ato futen drejtpërdrejtë në bimë dhe për këtë arsye nuk do të kalojë nëpër ndonjë sintezë tjetër.

Rekomandohet qe në këtë faze të përdorën MARINA dhe FILAMIN.

Bimët që domosdoshmërisht duhet trajtuar me këto produkte janë

Pemët (mollët, dardhët, qershia, vishnja, kumbulla, arra, dredhëza, mjedra, hardhia). /Gazeta Bujku