Ja çfarë duhet të bëjnë meshkujt për ti larguar puçrrat përgjithmonë

Puçrrat në fytyrë janë mjaft të mërzitshme dhe irrituese, por një eksperte e kujdesit të lëkurës, ka disa këshilla për meshkujt se si të largojnë këtë problem.

Lifestyle

31/05/2016 03:40

Chandrika Mahindra, ka folur për 5 këshilla të cilat mund të ju ndihmojnë juve, shkruan lajmi.net

1. Lani fytyrën tuaj dy deri në tre herë në ditë, në mënyrë që lëkura të jetë e freskuar dhe të largohen grimcat e pluhurit, por mos e teproni me larje më të shpeshtë.

2. Përdorni sapun për pastrimin e fytyrës për meshkujt çdoherë por kujdesuni që të jenë me përbërës natyral sepse janë më të butë dhe më efektiv në luftimin e puçrrave.

3. Mënyra më e mirë për të mbajtur lëkurën tuaj të pastër është ta mbani atë të hidratuar mirë.

4. Mos i prekni me dorë asnjëherë ose ti pëlcitni ato sepse kjo rezulton në plagë më afatgjata.

5. Nëse ju rruheni çdo ditë atëherë sigurohuni që makina e rrojës apo brisku të jetë i cilësisë së mirë dhe mos harroni të përdorni krem rroje dhe ujë të nxehtë./lajmi.net