Ja çfarë do të thotë dëshira për të ngrënë ose për të mos ngrënë kur jeni të sëmurë

Derisa tek infeksionet virale trupi mjaft mirë përgjigjet duke e shfrytëzuar energjinë nga glukoza, infeksionet bakteriale kërkojnë përdorimin e ketoneve për energjinë qelizore.

Lifestyle

25/09/2016 18:54

Edhe pse disa persona preferojnë ushqimin derisa janë të sëmurë – disa të tjerë nuk mund ta shohin ushqimin dhe kjo ka të bëjë më shumë me llojin e infeksionit sesa me personin e infektuar, transmeton lajmi.net

Ushqimi ndihmon trupin për të luftuar infeksionet virale, por në anën tjetër mund të pengojë trupin të luftojë infeksionet bakteriale thonë studiuesit në Universitetin e Harvardit.

Hulumtuesit thonë se instikti i të ngrënit ose jo ushqim gjatë sëmundjes ka evoluar së bashku me qelizat dhe është pikërisht nga nevoja e qelizave për të mbijetuar dhe ka fituar kuptim më të madh për mjekët që t’i trajtojnë infeksionet në mënyrë shumë profesionale dhe efikase.

“Kur kafshët janë të infektuara ato kalojnë në një fazë të agjërimit metabolik”, tha Ruslan Medzhitov, një imunobiolog në Universitetin e Harvardit.

Andaj, për këtë janë bërë dy eksperimente në minj të infektuar.

Në rastin e parë minjtë me infeksione virale dhe ata me infeksione bakteriale janë ushqyer – derisa minjtë me infeksione virale kanë mbijetuar, minjtë me infeksione bakteriale kanë vdekur.

Në rastin e dytë përsëri janë ushqyer të dy grupet e minjëve, përveç se tek të dy grupet është bllokuar metabolizmi i glukozës – atëherë në këtë rast minjtë me infeksione virale kanë vdekur ndërsa ata me infeksione bakteriale kanë mbijetuar, përcjell lajmi.net

Bazuar në rezultatet, studiuesit thanë se secila formë e infeksionit shkakton një gjendje të veçantë sa i përket aspektit të ushqimit dhe duhet të kemi kujdes.

Studimi sugjeron të jemi më shumë të kujdesshëm sa i përket infeksioneve dhe mënyrën e të ushqyerit, duke vizituar mjekët në momentet e para, për shkak se mund të ketë pasoja fatale./lajmi.net