Ja çfarë do të bëjë Kombëtarja e Shqipërisë për viktimat në Francë

Kombëtarja e Shqipërisë do të solidarizohet me popullin francez, pas ngjarjeve të fundit në Paris.

Sport

14/11/2015 17:18

Ndeshja miqësore mes Shqipërise dhe Gjeorgjisë që zhvillohet ditën e hënë, do të nisë me një minut heshtje, në shenjë respekti për tragjedinë që ka ndodhur në Francë.

Futbollistët e Kombëtares shqiptare do ta mbajnë një shirit të zi në krah, në shenjë solidarizimi me popullin francez, njofton Zëri.