Ja çfarë do ta gjejë Teslan e nisur për në Mars

Për më keq, drejtimin mund t’ia ndryshojë edhe goditja nga ndonjë asteroid.

Auto & Tek

12/02/2018 17:40

Elon Musk e ka nisur modelin e parë të gjeneratës Tesla Roadster për në Mars, duke e ngjitur në hapësirë brenda raketës gjigante Falkon Heavy. Makina ngjyrë qershi, e ka në ulësen e shoferit manikinin Starman, i cili do të dëgjoi vazhdimisht këngën “Space Oddity”, nga David Bowie. “Mos bëni panik” është shenja që është vendosur në këtë makinë elektrike, ku po ashtu është shënuar se është punuar nga njerëzit e Tokës.

Megjithëse në një shkrim në Twitter, Musk ka thënë se “makina është rrugës për në Mars”, shkencëtarët nuk mendojnë njëjtë. Sipas Live Science, problem i Roadster nuk janë objektet gjigante të hapësirë. Është rrezatimi radioaktiv.

William Caroll, kimist dhe ekspert molekular në Universitetin e Indianës, beson se pa atmosferën e tokës dhe fushën magnetike, pjesët jo metalike të veturës, do të shkëputen nga rrezatimi. “Të gjitha pjesët, do t’i nënshtrohet dëmtimeve të shkallëve të ndryshme. Këtyre pjesëve në hapësirë, nuk iu jap asnjë vit” ka thënë mes tjerash Caroll.

Për fat të mirë, deri më tani Tesla Roadster i ka mbijetuar rrezatimit nëpër të cilin ka kaluar, teksa dilte nga orbita e Tokës. Sipas të gjitha gjasave, brenda një viti makina do të demolohet në tërësi, duke i mbetur vetëm konstrukti dhe disa copëza të vogla. Madje, as pjesët metalike nuk do ta kenë ngjyrën e mëparshme, pasi do të goditen në çdo kohë nga mikro-meteorët. Shkencëtarë të tjerë janë pajtuar me Caroll, por se i kanë dhënë pak më shumë se një vit kohëzgjatje kësaj makine.

, modelit Roadster edhe mund t’i vije fundi menjëherë, po që se goditet direkt prej ndonjë asteroidi më të madh.