Ja çfarë diskutuan Hashim Thaçi dhe Viktoria Nuland

Dialogu, Specialja, Forcat e Armatosura të Kosovës, këto kanë qenë tri temat e rëndësishme që Zëvendëssekretarja e Shtetit, Victoria Nuland, ka diskutuar gjatë takimit të saj me Zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi.

Lajme

12/07/2015 17:36

“U takova me Zëvendës Sekretaren e Shtetit Victoria Nuland për të diskutuar zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon përfshi procesin e dialogut në Bruksel, Forcat e Armatosura, krijimin e dhomave të veçanta si dhe zhvillimin ekonomik”.

 

“Kosova dhe SHBA-të kanë partneritet strategjik bazuar në vlera të përbashkëta”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në facebook.