Ja çfarë bëri kjo nënë për ta shpëtuar fëmijën e saj

Dashuria e nënës është aq e fuqishme sa mund të sakrifikojë edhe jetën për të mbrojtur fëmijët e saj.

Lifestyle

12/08/2016 22:52

Kjo ngjarje e rënd ka ndodhur në një provincë të Kinës në vitin 2008 pas një tërmeti ku u rrënuan shumë ndërtesa dhe ekipet e shpëtimit hulumtonin nën rrënoja për të gjetur trupa të njerëzve të vdekur.

Derisa po gërmonin ata arritën tek trupi i një gruaje dhe e vërtetuan se ishte e vdekur, por ajo që i çuditi ishte pozita e gruas që dukej sikur po përqafonte diçka, transmeton lajmi.net

Ekipi la ndërtesën ku gjendej gruaja e vdekur dhe shkuan në një tjetër ndërtesë të rrënuar. Derisa po kërkonin për të vdekur në ndërtesën tjetër, udhëheqësi i ekipit po insistonte që të ktheheshin përsëri tek ndërtesa ku gjendej gruaja e vdekur.

Pasi u kthyen atje, filluan të gërmonin përsëri dhe ajo që panë i la të gjithë me lot. Ata gjetën një foshnje 3 muajshe të mbështjellur me batanije nën trupin e nënës së vdekur dhe një telefon ku shkruante: “Nëse shpëton, duhet ta kujtosh se të kam dashur shumë”.

Kjo nënë ka bërë një sakrificë të madhe për ta shpëtuar fëmijën e saj dhe lajmi u përhap kudo, të gjithë mbetën me lot pas kësaj historie rrënqethëse./lajmi.net