Ja çfarë bënin serbët në trenin rus që shteti i Kosovës e bllokoi në kufi (Video)

Treni serb i cili u nis nga Beogradi për në Kosovë nuk e pati fatin të arrijë pasi u ndalua nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Lajme

14/01/2017 20:45

 

Pasagjerët të cilët ndodheshin në këtë tren shpreheshin të shqetësuar për shkak të këtij ndalimi.

Ndërsa para se të ndalohej treni kishte të tillë që këndonin këngë patriotike serbe, transmeton lajmi.net.

Treni u ndalua në Rashkë pas paralajmërimeve për mjet eksploziv në hekurudhë. Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq tha në një konferencë për medie se ndalimi trenit është provokim nga ana e Kosovës./Lajmi.net/